Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze ka deklaruar se shkurtimi i ndihmave ushtarake amerikane nuk do ta prekë aftësinë e ushtarakëve vendas për të luftuar grupet terroriste.
Gjenerali Athar Abbas tha për BBC, se Islamabadi nuk është informuar ende zyrtarisht për motivin e shkurtimit të 800 milionë dollarëve.
Shuma në fjalë përbën rreth një të tretën e ndihmës vjetore që Shtetet e Bashkuara i ofrojnë Pakistanit për sigurinë.
Duke njoftuar këtë vendim ditën e diel, Uashingtoni deklaroi se Pakistani ishte një aleat i rëndësishëm, por ekzistonin vështirësi në përmirësimin e marrëdhënieve.
Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Bill Daley deklaroi për televizionin ABC, se Pakistani ka marrë disa hapa që i dhanë SHBA arsye për të ndërprerë disa ndihma.
Top Channel