SHBA: Assad humbi legjitimitetin

11/07/2011 23:40

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti sirian, Bashar al-Assad ka humbur legjitimitetin për të udhëhequr popullin e tij.

Kështu deklaroi Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton.

“Assad nuk mbajti premtimin e tij për reforma, por kërkoi dhe pranoi ndihmën e Iranit për të shtypur me dhunë kërkesat e ligjshme të popullit të tij”, deklaroi Klinton.

Kryediplomatja amerikane tha se kjo është arsyeja se pse Uashingtoni këmbëngul në largimin e Assad dhe reforma demokratike në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA