Robbie Fowler në Tajlandë

11/07/2011 10:10

Robbie Fowler, ish-futbollist i Liverpool, ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me ekipin tajlandez të Muang Thong United.

Sulmuesi anglez do të përfitojë 660 mijë dollarë nga kjo marrëveshje. Fowler do të veshë fanellën me numrin 9, atë që ka mbajtur me ekipin e famshëm anglez në vitet 1993-2001 dhe 2006-2007.

36-vjeçari theksoi: “Do të jem gati për ndeshjen e parë të sezonit në 30 korrik. Ky mund të jetë sezoni im i fundit si profesionist dhe pas përfundimit të karrierës dëshiroj të bëhem trajner.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA