Medvedev: Rishikim sistemit të transportit

11/07/2011 20:50

Presidenti rus Dmitry Medvedev ka kërkuar kontroll të të gjitha shërbimeve të transportit, pas tragjedisë së ndodhur në lumin Vollga, ku nga mbytja e një varke 110 persona janë shpallur të humbur dhe dyshohet të jenë mbytur.

Në mbledhjen e qeverisë zoti Medvedev tha se varka e vjetër turistike ishte në gjendje të rëndë dhe bëri thirrje për “një kontroll komplet, në të gjitha kuptimet, të sistemit të transportit të pasagjerëve”.

“Rusia ka shumë varka të ndryshkura”, tha ai, duke shpallur të martën një ditë zije në të gjithë Rusinë për viktimat.

Rreth 80 persona u shpëtuan nga lumi Vollga në Tatarstan, rreth 750 kilometra në lindje të Moskës, ndërkohë që të paktën 50 fëmijë dyshohet të jenë mes viktimave.

Autoritetet thonë se kapaciteti i varkës ishte 120 pasagjerë, plus ekuipazhin, ndërkohë që në të ndodheshin 208 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA