Mbyllja e “News of the World”, Murdoch në Londër

11/07/2011 14:50

Manjati i medias, Rupert Murdoch ka mbërritur në Londër pas mbylljes së
gazetës më të shitur në Britaninë e Madhe “News of the World”, si dhe
për të shpëtuar marrëveshjen për platformën dixhitale BSkyB.

Te pakten pese persona u arrestuan pasi u be publik skandali i pergjimeve, mes tyre edhe Endi Kalson, ish-zedhenesi i kryeministrit David Kameron. Ai u mor ne pyetje dhe me pas u la i lire deri ne tetor, pas dorezanise.

Shumë analistë mendojnë se mbyllja e gazetes “News of the World”, prej 168 vjetesh ne treg do të sjellë një ndryshim të madh të tablosë së medias në Britaninë e Madhe, por gjithashtu shihet si një sakrificë e manjatit austrialian, për të blerë platformën me pagese BSkyB.Qeveria britanike e shtyu vendimin ne muajin shtator.

Lideri i laburisteve, Ed Milibend kërkoi mbylljen e hetimeve për përgjimet pastaj marrjen e nje vendimi për të.Sekretari britanik për Kulturen,Jeremy Hunt po keshillohet me OfCOM, Autoritetit te Konkurrences për Industrinë e Komunikimit si dhe Zyres s Tregut te paanshem per kandidaturen e NewsCorp, në pronësi të Mërdok, për platformën dixhitale me pagese.Mediat raportojnë se ish-kryeredaktorja e ‘News of the World’, Rebekah Bruks do të merret në pyetje, si deshmitare, për skandalin e përgjimeve.Te dielen gazeta “News of the World” u mbyll me “Faleminderit dhe Lamtumire” ne faqe te pare, me nje tirazh prej 5 milione kopjesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA