Kupa e Amerikës, Kolumbia në çerekfinale

11/07/2011 08:45

Kolumbia mundi me rezultatin 2-0 kombëtaren modeste të Bolivisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Amerikës duke zënë vendin e parë të grupit A dhe duke u kualifikuar për në çerekfinale.

Dy golat e ndeshjes u shënuan nga sulmuesi i Portos, Radamel Falcao, një nga të cilët me 11-metërsh.

Kolumbia e dominoi tërë ndeshjen që mund të kishte përfunduar në goleadë duke treguar një lojë të bukur dhe solide gjë që pritej në fakt nga kombëtare si Brazili apo Argjentina.

Bolivia, me vetëm 1 pikë, eliminohet nga turneu me këtë humbje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA