Frika e borxhit, tronditen bursat europiane

11/07/2011 22:50

Bursat europiane janë tronditur mes frikës se kriza e borxhit të eurozonës po shtrihet në Itali dhe Spanjë.

Aksionet në bursat italiane ranë me 4 %, në Francë me 2.7%, indeksi Dax i Gjermanisë me 2,3% dhe në Londër me 1%. Rënie kanë pësuar edhe tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara.

Klima e alarmit vazhdon të përhapet dhe frika e një kontaminimi ripërtërihet pikërisht në kohën që Ministrat e Financës së eurozonës diskutojnë mbi një plan të ri ndihme për Greqinë.

Monedha e përbashkët është sakaq prej dy javësh në nivelin më të ulët kundrejt dollarit. Euro la rënë ndërsa kostoja e borxhit për Spanjën dhe Italinë iu afrua nivelit më të lartë në historinë e monedhës europiane.

Sipas kancelares gjermane, Angela Merkel, vetë euro si valutë është e qendrueshme, por problemi i borxheve me disa vende e rrezikon stabilitetin e saj.

Në sfondin e shqetësimeve për zgjerimin e krizës së borxheve Merkel i bëri thirrje Romës zyrtare të miratojë sa më shpejt një buxhet me masa kursimesh për të konsoliduar financat e vendit.

Pas Greqisë, Italia ka në eurozonë normën më të lartë të borxhit në raport me produktin e brendshëm bruto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA