De Rossi kërkohet nga Chelsea

11/07/2011 12:10

Pas dëmtimit të rëndë të Michael Essien, Chelsea po kërkon për një zëvendësues të denjë të mesfushorit ganez.

Essien mund të humbë të gjithë sezonin që pritet të fillojë dhe londinezët po kërkojnë të mbushin këtë boshllëk. Objektivi numër 1 është Luka Modric i Tottenham, por nëse nuk arrihet ky objektiv do të hidhen sytë nga mesfushori i Romës, Daniele De Rossi.

Nëse do të vijë një ofertë marramëndëse, Kapiteni i të Ardhmes, siç thërritet nga tifozët, mund të lërë kryeqytetin italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA