Buckingham Palace ka konfirmuar se është paralajmëruar nga policia se gazeta “News of the World” ka përgjuar sekretaritë telefonike të princit Carl dhe bashkëshortes së tij Camilla.
Sipas “The Guardian”, trashëgimtari i fronit dhe e shoqja janë mes të paktën 10 anëtarëve të shtëpisë mbretërore viktima të përgjimeve dhe të paralajmëruar nga Scotland Yard.
Deri më sot vetëm pesë ishin identifikuar, princi William, princi Harri dhe tre anëtarë të stafit.
Ndërkohë, mësohet gjithashtu se viktimë e përgjimeve ka qenë edhe ish-kryeministri Gordon Brown, në kohën kur ai ishte kancelar.
Këtë herë duket se “agresori” i tij ishte “Sunday Times”, edhe kjo një gazetë në pronësi të manjatit australian Rupert Murdoch.
Dokumente dhe regjistrime telefonike tregojnë se përgjimi ishte përdorur për të siguruar të dhëna mbi pasurinë financiare dhe pronat e Brown.
Familja Brown druhet se të dhëna mund të jenë marrë edhe për recetat mjekësore të të birit, Fraser, për të cilin “The Sun” zbuloi në vitin 2006 se është me kist fibrozë.
Top Channel