Batista: Argjentina, gati për këtë finale
11/07/2011 11:10
Sergio Batista, trajneri i Argjentinës, siguroi se skuadra që ai drejton është gati për ndeshjen e sotme ndaj Kosta Rikës, ndeshje që do të përcaktojë fatin e të dyja skuadrave në Kupën e Amerikës.
“Ekipi është i plotë për këtë ndeshje dhe gati. Kemi analizuar atë që kemi bërë keq në dy ndeshjet e para dhe ekziston dëshira për të dalë nga kjo situatë”, u shpreh Batista në konferencën për shtyp.
Trajneri paralajmëroi ndryshime në skemën taktike të ekipit: “Do të luaj me Higuain-Aguero në sulm dhe Messi do të ketë liri veprimi.”
“Kemi 90 minuta në dispozicion për të fituar dhe duhet të tregohemi të qetë. Nuk e prisnim të kishim vetëm 2 pikë nga 2 ndeshjet e para, por ky është futbolli”, përfundoi Batista.
Top Channel