Aksident ajror në Siberi, plagosen pesë persona
11/07/2011 13:00
Të paktën 5 persona, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë janë plagosur, ndërsa pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ky është bilanci i një aksidenti ajror në Siberi.
Ngjarja ndodhi kur pilotët e një avioni tip Antonov 24 që udhëtonte nga Tomsk në Surgut, tentuan që të uleshin në lumë, pasi motorri i majtë kishte përfunduar në flakë. Mjeti i kompanisë Hangar Avia, u shkatërrua plotësisht, bëjnë të ditur agjencitë ruse.
Top Channel