Turqi, ngrihen akuzat ndaj Yildirim

10/07/2011 20:55

Presidenti i Fenerbahces, kampione në fuqi në Turqi, Aziz Yildirim u vu nën arrest. Ai akuzohet zyrtarisht për përfshirje në skandalin e trukimit të ndeshjeve që ka përfshirë futbollin turk prej disa ditësh.

Yildirim është njëri prej 26 të ndaluarve që lidhen me fiksimet e ndeshjeve në kampionatin turk. Në këtë grup personash bëjnë pjesë edhe drejtues të tjerë të lartë të Fenerbahces.

Hetimet lidhen kryesisht me ndeshjen e javës së fundit kur Fenerbahce fitoi 4-3 duke u shpallur kampione e duke lënë në vendin e dytë Trabzonsporin.

Nisja e kampionatit nuk ishte fort e mirë për Fenerbahcen, por ata në 17 ndeshjet e fundit në kampionat arritën të fitojnë 16 duke marrë titullin kampion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA