Tragjedi në Rusi, mbytet anija

10/07/2011 19:05

Një person humbi jetën dhe 90 të tjerë konsiderohen të humbur pasi një anije u mbyt në ujerat e lumit Vollga në Rusi. Të paktën 84 të tjerë mundën të shpëtojnë.

Sic raportojnë mediat, mbi 180 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit ndodheshin në anijen “Bulgaria” që po udhëtonte nga qyteti Bulgar në kryeqendren e Tatarstanit, Kazan.

Shkaqet e këtij aksidenti nuk janë mësuar ende. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë ende.

Anija u mbyt disa kilometra larg bregut në afërsi të fshatit Sukejevo. Një anije tjetër u erdhi në ndihme personave që kishin rënë në lumë.

“Bulgaria” ishte pronë e një kompanie lokale turizmi. Anija ishte ndërtuar 55 vjet më parë. Në këtë pjesë të vitit, Vollga është e mbushur me anije të vogla vizitorësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA