SHBA “ngrin” ndihmën për Pakistanin

10/07/2011 17:30

Shtetet e Bashkuara vendosën ngrirjen e ndihmës ushtarake prej rreth 800 milion dollarësh e parashikuar për Pakistanin.

Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Bill Daley tha për televizionet amerikane se kohët e fundit Pakistani ka mbajtur disa qendrime që i kanë dhënë shkak Uashingtoni të ndërmarrë masën në fjalë.

Daley tha se vrasja e kreut të Al Kaedes, Osama Bin Laden në muajin maj ka ftohur marrëdhëniet mes dy vendeve, megjithatë ai u shpreh optimist se bashkëpunimi do të riforcohet në ta ardhmen.

Shtetet e Bashkuara japin një ndihmë të konsiderueshme buxhetit ushtarak të Pakistanit, që sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar këtë viti ishte 6.41 miliard dollarë, 1.27 miliard dollarë më shumë se sa viti i kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA