Përleshje në Nigeri

10/07/2011 21:30

Ushtria nigeriane vrau gjatë luftimeve me ekstremistët islamikë në lindje të vendit, 11 prej tyre.

Autoritetet pretendojnë se viktimat i përkasin grupit ekstremist, Boko Haram që kërkon vendosjen e një shteti islamik në veri të vendit.

Ndërkohë, që BBC thotë se sipas dëshmitarëve ushtarët kanë vrarë civilë dhe u kanë vënë flakën dhjetra shtëpive. Ndërsa kreu i sigurisë në rajonin verior mohoi se janë djegur shtëpi dhe refuzoi t’i përgjigjej pyetjes lidhur me vrasjen e civilëve.

Top Channel