Libi, Franca: Lufta kushton 160 milionë $
10/07/2011 08:00
Operacionet ushtarake në Libi i kanë kushtuar deri tani shtetit francez rreth 160 milionë dollarë.
Këtë gjë e ka bërë të ditur ministri i Financave i Francës, Valerie Pecresse.
“Duke e krahasuar këtë shifër me 40 miliardë dollarë që është në total buxheti për mbrojtjen, them se mund t’ia lejojmë vetes një harxhim të tillë”, shtoi ministri.
Top Channel