F1, Ferrari fiton garën e parë

10/07/2011 15:40

Duhej të kalonin nëntë gara të kampionatit të Formulës 1 që Ferrari të triumfonte. Piloti spanjoll i Kokëkuqes, Fernando Alonso u rendit i pari në garën për Cmimin e Madh të Britanisë së Madhe.

Alonso zhvilloi një garë të mirë, por kryesimin e saj e mori falë një gabimi në bokset e skuadrës së Red Bull. Vettel i vendit të parë dhe Alonso i vendit të dytë futen njëkohësisht në pit stop. Por një “gafë” e mekanikëve të Red Bull ka nxjerrë të parin Fernando Alonso.

Në vendin e dytë u rendit Sebastian Vettel, ndërsa treshja e podiumit plotësohet nga Mark Webber sërish me Red Bull.

Ky ishte podiumi i katërt për Fernando Alonson.

Formula 1 rikthehet më 24 korrik me garën për Cmimin e Madh të Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA