Shtypi i ditës së sotme në Britani, përvecse i kushtoi disa faqe mbylljes së gazetës News of the World, paralajmëron edhe dhjetra arrestime të cilat lidhen me skandalin e përgjimeve me të cilën ishte mplekur kjo gazetë.
“Times” shkruan se Scotland Yard ka një listë të gjërë personash të cilët do të thërriten para drejtësisë për të dëshmuar apo për t’u akuzuar për skandalin që coi në mbylljen e News of the World.
Dy vjet më parë, gazetari i News of the World, Clive Goodman, bashkë me një detektiv privat u arrestuan nga policia britanike nën akuzën e përgjimit të paligjshëm. Por në atë kohë policia britanike mendonte se bëhej fjalë për një rast të izoluar, pa e ditur se Goodman ishte maja e ajsbergut të përgjimeve.
“Tashmë i takon policisë britanike të bëjë “mea culpa” dhe të zbardhë totalisht skandalin e përgjimeve”, shkruan “Times”
Top Channel