“News of The World”: Faleminderit dhe lamtumirë!

10/07/2011 09:30

“Faleminderit dhe lamtumirë!” Ky është titulli i madh që lexohet në faqen e parë të numrit të fundit të tabloidit britanik ‘News of The World’.

Sot është publikuar numri i fundit i të përjavshmes pasi Rupert Murdoch ka vendosur ta mbyllë pas skandalit të përgjimeve.

‘News of The World’ do të ketë 72 faqe plus një suplement prej 48 faqesh.

 

Top Channel