Dy personave të arrestuar deri të premten për skandalin e përgjimeve të News of the World, i shtohet edhe një i tretë.
Sipas mediave britanike një 63 vjecar është arrestuar nga Scotland Yard pasi akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit për të paguar disa agjentë të policisë për të zbardhur detaje të një hetimi kur ky i fundit ishte në zhvillim e sipër.
Ndërkohë ndaj njërit prej të ndaluarve, Andy Coulson është vendosur masa e arrestit shtëpiak.
Skandali i përgjimeve po trondit Britaninë e Madhe prej disa ditësh. Vetë kryeminstri Cameron premtoi një hetim transparent të rastit në fjalë. Ndërkohë gazeta më e madhe në Britani në pronësi të manjatit, Rupert Murdoch, do të dalë ditën e dielë me numrin e saj të fundit, News of the World do të mbyllet.
Top Channel