Singapor, lirohet shkrimtari britanik

09/07/2011 11:40

Një shkrimtar britanik është liruar nga një burg i Singaporit pasi kreu
dënimin për përbuzje të gjyqësorit përmes librit të tij mbi dënimin me
vdekje.

Alan Shadrake, 76 vjec, është parë të transportohej nga burgu i Cangit, me një furgon që i përkiste zyrës së emigracionit.

Avokati i tij tha për BBC se ai po shkonte në aeroport, prej nga do të dërgohej për në Mbretërinë e Bashkuar.

Libri i Shadrake flet për mungesën e paanshmërisë në implementimin e ligjeve të Singaporit. Ai u dënua për fyerje të sistemit gjyqësor, që ka një histori sensitive përsa i përket mënyrës se si interpretohet.

Shkrimtari u fut në burg më 1 qershor pasi humbi apelin për të shmangur dënimin prej gjashtë javësh burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA