Përgjimet, kritika Cameronit

09/07/2011 21:50

Rrebeshi i kritikave mbi David Cameron është shtuar për faktin se punësoi ish-kryeredaktorin e “News of the World”, Andy Coulson si drejtor të komunikimeve.

Skandali i përgjimeve vazhdon të jetë kryefjala e ditës në Britani. Raporte të reja tregojnë se kreu i qeverisë ishte paralajmëruar të mos e merrte në punë Coulsonin, i cili u mbajt nën arrest për 10 orë.

Sado që Cameron premtoi hetim transparent të këtij rasti, ai nuk ka pranuar të distancohet nga Coulson, të cilin e quan një “mik të mirë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA