Pakistan, ushtria merr nën kontroll Karacin
09/07/2011 10:30
Policia dhe trupat paraushtarake në Pakistan kanë arritur të rimarrin kontrollin e disa lagjeve të Karacit, ku në katër ditët e fundit ka pasur përleshje të dhunshme mes bandave kriminale.
Sipas mediave ndërkombëtare, bilanci i viktimave të trazirave është ngjitur në mbi 100 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.
Në përleshjet e armatosura të regjistruara gjatë natës në zona të tjera të metropolit detar pakistanez janë vrarë pesë persona.
Burimet saktësojnë se mes viktimave është edhe pasagjeri i një autobusi, i cili u godit nga breshëria e një automatiku.
Top Channel