Kongo, rrëzohet avioni, mbi 50 viktima
09/07/2011 00:25
Një avion Boing 727 pasagjerësh me 112 persona në bord u rrëzua ndërsa përpiqej të ulej në aeroportin ndërkombëtar të Kisanganit në Republikën Demokratike të Kongos.
Të pakten 50 persona kanë humbur jetën dhe po kaq kanë mbetur të gjallë. Avioni i Kompanise kongoleze Heva Bora u përpoq të ulej në mot te keq.
Kompania Heva Bora është një kompani private kongoleze e cila kryen fluturime nga Kinshasa në qytetin qendror te Kisanganit dhe destinacione të tjerë.
Kjo kompani është në listën e zezë të Bashkimit Europian sa i takon cështjes së sigurisë. Por jo vetëm, sic raporton BBC, të gjitha kompanite ajrore të certifikuara nga autoritetet e Kongos janë të renditura në këtë listë.
Top Channel