Kinë, inflacioni vazhdon rritjen

09/07/2011 09:35

Inflacioni në Kinë është rritur në nivelin e tij më të lartë në tre vjet, pavarësisht serisë së rritjeve të normave të interesit dhe frenimit të huadhënieve të bankave.

Cmimet në qershor u rritën me 6.4 për qind nga një vit më parë, shumë më lartë se rritja e regjistruar në muajin maj.

Analistët thonë se autoritetet kineze janë të shqetësuara se kostoja e kësaj rritjeje, që prek ushqimet dhe lëndët bazë mund të cojë në protesta popullore.

Cmimi i mishit të derrit, një nga artikujt kryesorë të konsumit në Kinë, ka arritur një rekord të ri për shkak të përmbytjeve të zonave të ndryshme.

Qeveria e Pekinit e ka kthyer pengimin e rritjes së inflacionit në prioritetin e saj kryesor dhe normat e interesit janë rritur tre herë këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA