Itali, 540 milionë euro gjobë Berlusconi-t

09/07/2011 09:55

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Milano të Italisë kanë dënuar kompaninë e kryeministrit Berlusconi, “Fininvest”, me një gjobë prej 540 milionë eurosh për t’iu paguar si dëmshpërblim kompanisë “CIR”, për shkak të cështjes “Lodo Mondadori”.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave kryeministri duhet të paguajë edhe interesat që nga nisja e procesit në shkallën e parë në vitin 2009.

Kështu që në total shifra shkon në rreth 560 milionë euro. Vendimi i gjykatës hyn në fuqi menjëherë.

Në procesin e mbajtur në shkallën e parë, më 3 tetor të vitit 2009, një gjyqtar i Milanos kishte dënuar “Fininvest” që të paguante për “CIR” një dëmshpërblim prej 750 milionë eurosh, për dëme ndaj trashëgimisë, për shkak të humbjes së një shansi për një gjykim të paanshëm.

Ndërsa sot, gjyqtarët e Apelit shpallën vendimin, duke bërë një ulje prej 190 milionë eurosh, por duke shtuar interesat dhe shpenzimet e bëra nga pala e dëmtuar që prej 2009-ës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA