“Jam i trishtuar, por nuk mund të ankohem. Nga ky sport kam fituar
gjithcka”. Më këto fjalë Fabio Cannavaro ka konfirmuar për agjencinë e
lajmeve “ANSA” zërat që vinin nga Dubai për tërheqjen nga futbolli i
luajtur.
“Mund të kisha pasur edhe një tjetër vit kontratë, por është më mirë të heq dorë. Kam një problem tek gjuri i majtë, që nuk më lë rehat”, ka deklaruar Cannavaro.
Megjithatë, futbollisti ka nënvizuar se tërheqja nga futbolli i luajtur nuk do të thotë tërheqje nga bota e sportit.
“Këtu duan që të qendroj dhe më kanë ofruar një kontratë 3-vjecare si drejtues dhe unë e pranova”, ka thënë Cannavaro.
Njoftimi i Fabio Cannavaro për tërheqjen vjen në të njëjtën ditë kur pesë vjet më parë Italia fitoi Kampionatin Botëror në Gjermani.
Lojtari, i cili më 13 shtator mbush 38 vjec, mban rekordin për ndeshjet e luajtura me kombëtaren italiane, 136, të cilën e ka drejtuar për 8 vjet si kapiten.
Top Channel