Pakistani “sanksionoi” vrasjen e gazetarit Saleem Shahzad, ka deklaruar oficeri me gradën më të lartë në ushtrinë amerikane, admirali Mike Mullen.
Por Mullen ka nënvizuar se nuk mund të konfirmojë nëse agjencia e fuqishme e inteligjencës pakistaneze, ISI, ishte e përfshirë në këtë vrasje.
Një zëdhënës i qeverisë së Islamabadit i ka vlerësuar deklaratat e admiralit si “të papërgjegjshme”. Po ashtu edhe ISI ka mohuar përfshirjen.
Shahzad u rrëmbye pranë shtëpisë së tij në Islamabad në muajin maj, ndërkohë që trupi i tij u gjet i pajetë dy ditë më vonë në provincën Punxhab.
Në atë kohë, shumë media pakistaneze fajësuan agjencinë e inteligjencës për vrasjen, pavarësisht mohimeve të saj. Një grup i posacëm i ngritur nga qeveria për të hetuar ngjarjen filloi nga puna muajin e kaluar.
Top Channel