Trukimet, të tjera arrestime në Turqi
08/07/2011 13:00
Me tre arrestime të tjera të nivelit të lartë, ka shkuar në 22 numri i
drejtuesve dhe futbollistëve që do të presin në burg ecurinë e procesit
të trukimit të ndeshjeve në Turqi, i zbuluar të dielën e kaluar.
Hetimi ka të bëjë me 19 ndeshje të trukuara në kampionatet e kaluara të kategorive A dhe B.
Mes së dielës dhe së hënës ishin rreth 60 personat e ndaluar, mes të cilëve futbollistë, trajnerë, gazetarë dhe drejtues kompanish.
Mes tyre spikat figura e Aziz Yuldirim, president i klubit kampion të Fenerbaces.
Top Channel