Sudani i Jugut, 1 ditë para pavarësisë
08/07/2011 02:35
Sudani i Jugut, i cili ditën e nesërme më 9 Korrik proklamon pavarësinë nga pjesa tjetër e Sudanit, njoftoi hartimin e Kushtetutës provizore.
Sipas autoriteteve vendase, të cilat do të marrin të gjithë pushtetin pas 9 korrikut, Kushtetuta e re, është e përkohëshme, ajo u hartua në bazë të një konsultimit të gjërë popullor dhe të zgjedhureve të popullit. Presidenti sudanezo-jugor, Salva Kir do të firmosë ditën e po më 9 korrik kushtetutën e re.
Sudani i Jugut i tha po pavarësisë gjatë një referendumi të mbajtur disa muaj më parë. Referendumi i dha fund një lufte të gjatë guerrile në vend.
Top Channel