SHBA, mbështet protestat në Siri

08/07/2011 01:05

Ambasadori amerikan në Siri, Robert Ford u zhvendos në qytetin e Hamas, ku ditën e sotme priten të tjera protesta anti-qeveritare pas faljes së ditës së premte.

Lajmi njoftohet nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit në Uashington e cila tha se SHBA mbështet dhe inkurajon të drejtën e sirianëve për të qenë të lirë dhe se ambasadori Ford do të ketë takime me liderë të opozitës në Hama.

Ndërkohë, nga ana e tij, Damasku zyrtar e quajti shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe ndërhyrje në punët e brendshme prej SHBA-së deklaratën e zëdhënëses së DASH-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA