Renault bojkoton mediat e Murdoch
08/07/2011 17:50
Renault është shoqëria e parë që ka shtrirë bojkotin e reklamave në të gjitha mediat e grupit News International të Rupert Murdoch, ose thënë ndryshe të të gjitha gazetave britanike që bëjnë pjesë në perandorinë e manjatit australian.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Renault, duke motivuar vendimin me skandalin e përgjimeve.
Vitin e shkuar Renault kishte shpenzuar më shumë se 350 mijë stërlina vetëm për “News of the World”.
Top Channel