Pakistan, përleshje sektare, mbi 50 viktima
08/07/2011 04:10
Mbi 52 persona gjetën vdekjen si pasojë e përleshjeve sektare në qytetin e Karachit në Pakistan.
Sipas policisë viktimat janë regjistruar në 4 sulme të ndryshme ku më të përgjakshmit kanë qenë dy, i pari ka lënë 11 persona të vdekur dhe mbi 20 të plagosur ndërsa sulmi i dytë i armatosur ndaj një autobusi nga persona të paidentifikuar u mori jetën 24 personave.
Në zonë ka përqendrim të madh të ushtrisë e cila patrullon të gjitha rrugët. Gjendja mbetet e tensionuar edhe nga konflikit mes dy partive rivale në këtë qytet.
Top Channel