Cmimet e ushqimeve kanë rifilluar rritjen në muajin qershor pas një periudhe të shkurtër stabilizimi.
Organizata Boterore e Ushqimit deklaroi, se muajin e kaluar, cmimet e ushqimeve shenuan nje rritje rekord duke ju afruar serish rrezikshem nivelit rekord. Sipas FAOS, rritja me e forte eshte vene re tek sheqeri, cmimi i te cilit kerceu me 14 per qind vetem ne nje muaj.
Ekspertet e FAO-s thone se rritja e cmimeve po shkaktohet nga nje sere faktoresh, qe perfshijne katastrofen nga termeti ne Japoni, revoltat civile ne vendet e afrikes veriore dhe lindjes se afert si dhe rritjes se cmimit te karburanteve. Ne fakt prodhimi boterore i ushqimeve pritet te rritet kete vit me 3.5 per qind krahasuar me nje vit me pare, i nxitur nga cmimet e larta. Por FAO paralajmeron se kjo shtese ne prodhim mund te jete e pamjaftueshme per t’i vene fre rritjes se cmimeve, per shkak se inventaret boterore te ushqimeve jane ne pikat me te uleta, sidomos per disa nga prodhimet baze si dritherat, cmimet e te cilave vazhdojne te rriten.
Sipas te dhenave te FAO-s cmimi i miellit ne tregun boteror krahasuar me vitin 2004 eshte rritur me mbi 2.5 here ndersa krahasuar me qershorin e vititi te kaluar eshte rritur me mbi 70 per qind.
FAO parashikon se cmimet e ushqimeve do te vijojne te mbeten ne nivele te larta edhe pse rusia vendosi te heqe pengesat e eksportit te dritherave, pasi parashikmet per prodhimin amerikan jane ende te pasigurta.
Top Channel