F1, Massa më i shpejti në provat e lira

08/07/2011 16:40

Felipe Massa, piloti i Ferrarit, regjistroi kohën më të shpejtë në pistën e Silverstone, në sesionin e dytë të provave të lira për Cmimin e Madh të Britanisë.

Braziliani regjistroi kohën 1:49:967 në një ditë ku shiu nuk lejoi skuderitë të tregonin nivelin e vërtetë të tyre.

I dyti u rendit Nico Rosberg (Mercedes), ndërsa i treti Kamui Kobayashi (Sauber).

Fernando Alonso me Ferrari regjistroi kohën e 15 më të shpejtë në këto prova.

Vetëm në vend të 18 kampioni i botës në fuqi Sebastian Vettel (Red Bull).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA