Gjeorgji, arrestohen 3 fotoreporterë

07/07/2011 16:45

Autoritetet gjeorgjiane kanë arrestuar tre fotoreporterë, mes të cilëve edhe atë personal të persidentit Mikheil Saakashvili, nën dyshimin për spiunazh.

Ministria e Brendshme deklaroi se ata akuzohen se punojnë për një agjenci të huaj inteligjence që vepron kundër interesave të Gjeorgjisë.

Shumë gazetarë kanë protestuar në kryeqytetin Tbilisi kundër arrestimeve, por thirrjet e tyre janë shpërfillur nga qeveria.

Në një deklaratë për shtyp të Ministrisë së Brendshme thuhet se të arrestuarit janë: Irakli Gedenidze, fotograf i presidencës; Zurab Kurtsikidze i agjencisë EPA; dhe Georgy Abdaladze, fotograf i Ministrisë së Jashtme.

Dikasteri i sigurisë ka nënvizuar përmes njoftimit se ka nisur një hetim, ndërkohë që ka shtuar se në pranga ka përfunduar edhe bashkëshortja e një prej fotografëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta