Casillas: Mourinho nuk kërkon kapiten tjetër
07/07/2011 09:55
Iker Casillas, kapiteni i Realit të Madridit, ka siguruar se trajneri Jose Mourinho nuk ka ndërmend t’i heqë shiritin e kapitenit, ashtu siç kishin bërë të ditur disa media spanjolle.
Portieri deklaroi se ka folur me portugezin dhe se kjo temë është e mbyllur tashmë.
Sipas mediave spanjolle, Jose Mourinho kishte vendosur të fliste me drejtuesit e klubit dhe me vetë Casillas për t’i hequr shiritin portierit dhe për t’ia kaluar një lojtari fushe, i cili do të ishte më afër me arbitrin në vendimet e dyshimta gjatë ndeshjeve.
Top Channel