Tymoshenko dëbohet nga salla e gjyqit

06/07/2011 18:25

Ish-kryeministrja ukrainase Yulia Tymoshenko është përjashtuar për një ditë nga salla e gjyqit për shkak të një sjelljeje të konsideruar si fyese ndaj trupit gjykues, në procesin që po zhvillohet ndaj saj.

Tymoshenko akuzohet për abuzim me anë të detyrës, për imponimin e kompanisë shtetërore të energjisë, “Naftogaz”, një marrëveshje me rusen “Gazprom”.

Dyshohet se ajo e ka bërë këtë veprim në vitin 2009 pa konsensusin e qeverisë të udhëhequr nga vetë ajo.

Për prokurorët e cështjes, cmimi i vendosur në bazë të kontratës së nënshkruar ka qenë në dizavantazh për Ukrainën.

Nga ana e saj, Tymoshenko i hedh poshtë akuzat dhe i cilëson ato si të motivuara politikisht nga rivali i saj politik, presidenti Viktor Yanukovych.

Top Channel