
Shtatë persona janë arrestuar dhe shumë të tjerë janë marrë në pyetje nga policia turke ditën e mërkurë si pjesë e një rrjeti që merrej me trukime të ndeshjeve të futbollit.
Numri i të arrestuarëve e të shoqëruarve vetëm në Stamboll ka shkuar në 26, ndërsa në total në të gjithë vendin janë shoqëruar 60 persona përfshirë edhe presidentin e skuadrës kampione të këtij sezoni Fenerbahce, i arrestuar të dielën e shkuar.
Kampionati turk fillon më 7 gusht, ndërkohë që UEFA ka vendosur si afat të fundit datën 15 korrik për të konfirmuar nëse skuadra kampione e Turqisë do të marrë pjesë apo jo në fazën eliminatore të Champion Leagues.
Skuadra që mbetet në qendër të dyshimeve është Fenerbahce dhe president i saj Azis, Ildirim, ekipi i së cilit vendosi rekordin në këtë sezon prej 18 fitoresh.
Nëse ndonjë klub do të shpallet fajtor, ata do të përjashtohen nga Champions League e do të gjobiten me 10 milionë dollarë.
Sipas policisë, janë të shumtë personat që kërkonin kontakte me lojtarë, trajnerë e zyrtarë klubesh për t’i përfshirë në rrjetin e trukimit të ndeshjeve.
Top Channel