Siri, “AI” denoncon dhunën

06/07/2011 13:35

Amnesty International denoncon dhunen e skajshme ne Siri dhe kerkon nje hetim nderkombetar te mbeshtetur nga OKB-ja.

Per organizaten e te drejtave te njeriut, shtypja me force e protestave pro-demokracise mund te perbeje krim kunder njerezimit. Grupi ka dokumentuar disa raste torture, vdekjesh gjate mbajtjes nen vezhgimin e policise dhe arrestimesh arbitrare.

Te gjitha ceshtjet e prezantuara ne raportin e ri kane te bejne me mesymjen e fshatit Tell Kalakh nga ushtria ne muajin maj.
Sipas Amnesty, Keshilli i Sigurimit te OKB-se duhet ta coje Sirine ne Gjykaten Nderkombetare Penale ne Hage. Grupet vendase te te Drejtave te Njeriut flasin per 1.350 civile dhe 350 pjesetare te forcave te sigurise te vrare ne te gjithe vendin qe prej fillimit te protestave ndaj regjimit represiv te Bashar al Asadit ne mesin e marsit.

Pergjate gjithe kesaj periudhe, presidenti sirian eshte perballur me sfiden me serioze qe ka hasur familja e tij ne kater dekadat e mbajtjes se pushtetits. Damasku zyrtar nuk i eshte pergjigjur raportit. Ai thjesht pretendon se shume nga te vraret nuk kane qene viktima te ushtrise, por te bandave te armatosura kriminale. Te tjera rrefime shokuese mberrijne prej Sirise hermetike ndaj mediave te huaja. Pamje te perfunduara ne Youtube te nje personi qe goditet nga nje snajper ndersa filmonte, kane bere xhiron e botes. Ndonese autenticiteti i tyre nuk mund te verifikohet, filmimet kane nxjerre ne pah ate qe besohet te jete strategjia e re e regjimit sirian: te qellohet kushdo qe filmon, sepse pa xhirime, nuk ka prova se cfare po ndodh brenda Sirise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA