SHBA, në gjykatë atentatori i “Fort Hood”

06/07/2011 19:20

Mjeku psikiatër i ushtrisë amerikane, i akuzuar për sulmin me armë zjarri në një bazë ushtarake të Teksasit, do të dalë në një gjykatë ushtarake dhe mund të dënohet me vdekje.

Majori Nidal Malik Hasan akuzohet për vrasjen e 13 personave dhe plagosjen e 32 të tjerëve në nëntor të vitit 2009, në bazën “Fort Hood”.

Vendimi i komandantit të bazës në fjalë, gjenerali Donald Campbell, për dërgimin e Hasan në gjyq vjen pas atij të marrë nga hetuesit ushtarakë.

Majori Hasan, i lindur dhe rritur në shtetin amerikan të Virxhinias nga prindër palestinezë, akuzohet për 13 vrasje me paramendim dhe 32 tentativa të paramenduara vrasjeje.

Ditën e sulmit të kryer në “Fort Hood” ai u qëllua nga disa agjentë policie dhe që prej atëherë ka mbetur i paralizuar nga mesi e poshtë.

Top Channel