SHBA, kërcënoi Obamën, arrestohet

06/07/2011 02:30

Autoritetet amerikane arrestuan një person nën akuzën e kërcënimit me vdekje të presidentit Obama dhe familjes së tij.

Arrestimi u krye ndaj Darryl James Svenson, me lindur në Oregon. Ai akuzohet pasi gjatë një telefonate me agjencinë e lajmeve, Associated Press tha se po kërkonte armë nga Al Kaeda për të vrarë presidentin Obama.

Svenson doli para gjykatës, e cila vendosi kontrollin e plotë mjekësor të tij, për të parë shëndetin mendor të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA