Rudi Vata fillon karrierën si trajner

06/07/2011 13:20

Rudi Vata fillon karrierën e tij si trajner, pasi ka marrë drejtimin e skuadrës qipriote Apollon Limasol.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja skoceze ‘Daily Record’. 42-vjeçari Vata ka luajtur me këtë skuadër për dy vite përpara se të kalonte në vitin 1996-të te Sëlltiku në Skoci.

Skuadra e Apollonit në sezonin e shkuar ka arritur deri në finalen e kupës ku u mundën me 11-metërsha në finale e si rrjedhojë trajneri Andreas Mikaelides u largua.

Që nga viti 2005-së, kur Rudi Vata la karrierën e tij si lojtar, ka punuar si menaxher futbollistësh. Megjithatë bordi drejtues i skuadrës qipriote ka zgjedhur atë për këtë sezon.

Rudi Vata ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me këtë skuadër, duke filluar kështu një karrierë të re tashmë si trajner, pas sukseseve të shumta që ka arritur si lojtar me klubet por edhe me përfaqësuesen kuqezi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA