Media britanike: Gedafi gati të ikë
06/07/2011 03:15
Shtypi britanik shkruan se lideri libian, Muamar Gedafi është gati të lërë pushtetin dhe të largohet nga Libia.
Sipas Daily Telegraph, Gedafi është dakort të largohet menjëherë nga vendi nëse pushteti i kalohet djalit të tij, Seif al Islam.
Po sipas mediave britanike, edhe Franca, e cila u vendos në krye të sulmeve ndaj kolonelit, është shprehur e gatshme të lejojë Gedafin të largohet nga Libia dhe të anulojë mandat-arrestin ndërkombëtar që është nxjerrë për të.
Top Channel