Libi, rebelët zaptojnë fshatin pranë Tripolit
06/07/2011 16:40
Rebelët libianë kanë marrë nën kontroll fshatin Gualic, në jug të Tripolit, pas një seri luftimesh të dhunshme që zgjatën gjashtë orë.
Rebelët kanë zmbrapsur trupat e Muammar Gaddafi-t dhe kanë arrestuar mercenarë të shumtë të tij, që vinin kryesisht nga Gana dhe Mali.
Pushtimi i fshatit ka ndodhur paralelisht me nisjen e një ofensive tjetër në perëndim kundër forcave besnike të kolonelit, të kryer në koordinim me NATO-n.
Nga ana e saj aleanca ushtarake ka deklaruar se do ta cojë deri në fund misionin e saj në Libi, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga regjimi i Gaddafi-t.
Top Channel