Lagarde, perspektive të re për FMN-në

06/07/2011 18:45

Christine Lagarde, drejtuesja e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar, thotë se do që ky institucion të jetë më i bashkuar, më i besueshëm dhe më i kuptueshëm.

Duke folur në konferencën e parë për shtyp që nga marrja e detyrës, Lagarde nënvizoi “3 CS-të” si prioritetet kyce të jashtme të Fondit.

Ajo tha gjithashtu se dëshironte të përmirësonte diversitetin e organizatës dhe bëri thirrje për të ecur përpara me reformat, për t’u dhënë tregjeve në zhvillim mundësi për depërtimin në tregun botëror.

“Bota do të vazhdojë ndryshimin e saj. Ne kemi këto pllaka tekntonike që për momentin po lëvizin dhe kjo kërkon që të reflektohet në përbërjen e qeverisjes dhe punësimit në FMN”, deklaroi Lagarde.

Top Channel