Kongo, OKB: Krime kundër njerëzimit
06/07/2011 16:20
Mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit aktet e rënda të dhunës të kryera nga forcat rebele në Republikën Demokratike të Kongos.
Kështu thotë një komunikatë e lëshuar nga zyra e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës.
Dokumenti, që citon gjykatën ndërkombëtare të Hagës, i referohet akteve të dhunës të kryera në 14 gusht të vitit 2010.
Sipas raportit të OKB-së, të paktën 387 dhunime janë kryer në verën e vitit të kaluar, në katër ditë akte të ashpra dhune.
Top Channel