Danimarka forcon kufirin

06/07/2011 01:55

Danimarka filloi kontrollet e rrepta në kufirin e saj me Gjermaninë dhe Suedinë, një masë kjo tepër e kontestuar, brenda por edhe jashtë vendit nordik.

Por kryeministri danez u detyrua të ndërmarrë masën në fjalë pas kërkesës së aleatëve të tij në qeverisje, Partisë Popullore, një parti e djathtë e cila është kundër emigracionit.

Masa merret në prag të zgjedhjeve me të cilat përballet Danimarka. Ky rregull, shprehet kryeministri danez, por edhe partia e ekstremit të djathtë, do të mbajë jashtë kufinjve të vendit krimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA