Cameron-Murdoch, “duel” për përgjimet

06/07/2011 19:10

Kryeministri britanik David Cameron ka premtuar se do të organizojë një hetim publik lidhur me përgjimin e telefonave nga gazeta “News of the World”.

Cameron ka deklaruar se zërat për përgjimin e mesazheve zanore të adoleshentes së vrarë Milly Dowler dhe fshirja e disave prej tyre ishte dicka “e neveritshme”.

Megjithatë, ai ka nënvizuar para deputetëve se hetimi nuk mund të ndërmerret derisa të përfundojnë hetimet që po bëhen nga policia.

Ndërkohë, manjati Rupert Murdoch, president i “News of the World”, ka deklaruar se akuzat se stafi i tij ka përgjuar telefonat dhe ka paguar policët janë “për të ardhur keq dhe të papranueshme”. Ai ka theksuar se është i vendosur ta zbardhë plotësisht këtë cështje.

Thuhet se mesazhet zanore të 13-vjecares Milly Dowler u kontrolluan ilegalisht nga një detektiv privat që punonte për “News of the World”, pasi ajo u zhduk pranë shtëpisë së saj në vitin 2002.

Kjo ngjarje vjen pas dyshimeve se një numër i madh politikanësh dhe yjesh të kinemasë, përfshirë aktorin Hugh Grant dhe ish-zëvendëskryeministrin Lord Prescott, ishin përgjuar.

Top Channel