Borxhi, “përkeqësohet” Portugalia

06/07/2011 04:20

Agjencia e renditjes së kreditimit, Moody’s Investors Service, uli ndjeshëm Portugalinë për shkak të borxhit të saj.

Niveli i borxhit portugez ndodhet në kategorinë “junk” dhe sipas agjencisë Portugalisë do t’i nevojitet një tjetër hua, përpara se të marrë para nga tregjet financiare sërish.

Megjithatë, vlerësimi i Moody’s është hedhur poshtë nga qeveria portugeze e cila në një deklaratë tha se agjencia në studimin dhe vlerësimin e saj nuk kishte marrë parasysh masat drastike dhe shkurtimet buxhetore të ndërmarra në muajt e fundit nga Lisbona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA